Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka vlerësuar me Certifikatën e Karrierës inspektorin e Policisë Fier, Gramos Topi, në shenjë mirënjohjeje për 34 vite shërbim të përkushtuar në radhët e Policisë së Shtetit.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar, kryekomisari Gerald Toska, i dorëzoi Certifikatën e Karrierës inspektorit Gramos Topi, me motivacionin: “Për kontributin e vyer të dhënë gjatë viteve të shërbimit në radhët e Policisë së Shtetit.”
Përgjatë 34 viteve të karrierës së tij, inspektori Gramos Topi është dalluar për profesionalizëm, korrektësi dhe integritet, duke kryer detyrën me përkushtim e përgjegjësi dhe duke u bërë një shembull frymëzimi për kolegët dhe brezat e rinj të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Në përfundim të ceremonisë, inspektori Gramos Topi shprehu mirënjohjen për vlerësimin e akorduar me Certifikatën e Karrierës dhe u uroi kolegëve suksese të mëtejshme në përmbushjen e misionit dhe detyrave të tyre.











Komente
Komento