TIRANË- Në ditën e 76-vjetorit të lindjes, presidenti Ilir Meta dekoron sot ish- presidentit Rexhep Meidani me dekoratën e Flamurit Kombëtar.

 Meta e ka vlerësuar sot Meidanin për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës, e cila vjen në një kohë kur kreu i shtetit ka dalë hapur kundër ndryshimeve të bëra së fundmi nga mazhoranca, që ka të bëjë me hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. 

"Meta vlerëson Meidanin, për kontributin e çmuar për reformën e rëndësishme të Kushtetutës. Dekorata, për mbajtjen e referendumit të Kushtetutës në vitin 1998, për ngritjen dhe forcimin e institucioneve të pavarura, për mbështetjen për çështjen e Kosovës", thanë burime nga presidenca.