Drejtoria e Tatimeve njoftoi se sot 10,593 tatimpagues të tjerë kanë përfituar nga procesi i fshirjes automatike, vlera e detyrimeve të falura është 2.1 milionë euro.
Janë falur automatikisht gjobat për mosdeklarim në afat, gjobat për deklaratat e padorëzuara (me kushtin e dorëzimit deri më 30 Qershor 2026), gjobat për dorëzimin me vonesë të pasqyrave financiare, si dhe gjoba e interesa të tjera të parashikuara në ligj.
Tatimet kujtojnë se data 30 Qershor 2026 është afati i fundit si për pagesën e detyrimit të nevojshëm për të përfituar fshirjen e 50% të principalit, ashtu edhe për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara deri më 31.12.2024, për të përfituar nga fshirja e gjobave për mosdeklarim në afat.
Komente












Ne qe paguajme rregullisht ska gje te na rroj partia
PërgjigjuPo neve që nuk kemi paguar dritat dhe ujtin me pensione të vogla prse Shteti nuk nai fali siq jua fali këtyre trektarëve që nuk ju mungojnë parat?
PërgjigjuVend i degjeneruar ku ndeshkohet vetem i ndershmi dhe amnistohet hajduti or teeeejjjjj
Përgjigju