Një numër i madh kontrollesh janë zhvilluar në qelitë e shqiptarëve në burgjet e Kretës. Hetimi u përqendrua në qelitë e shqiptarëve të dënuar për trafik droge të cilët dyshohet se kanë qenë të lidhur me 41 vjeçarin Kreshnik Çerçizaj i cili u ekzekutua brenda një lokali në Athinë së bashku me Armando Organajën.
Mes personave që u kontrolluan ishte edhe Klaudian Lekotsai i cili sipas mediave greke është lideri i mafias shqiptare në Greqi. Gjatë kontrollit u gjetën fletore ku kishte shkrime të cilat po hetohen. Gjithashtu edhe katër tehe metalike të improvizuara, tre brisqe, dy thika të improvizuara, tre hell druri, një shtizë e improvizuar, 41 kapele metalike, një pjesë piskatore metalike me majë të mprehtë, gjashtë pako me 5.9 gram kanabis , një pako me 0.4 gram heroinë, dy celularë, një karikues, dy karta memorie.