Një sasi kanabisi është gjetur në një prej qelive të burgut të Fierit, gjatë një kontrolli të ushtruar nga forcat e policisë së burgut në disa sektorë të institucionit.

Sipas informacioneve të Report Tv, lënda narkotike u zbulua në qelinë e të dënuarit L.K., nga Vlora, i dënuar me 10 vite e 6 muaj burg për trafik narkotikësh.

Kanabisi u gjet në një qese të ambalazhuar.

Të dënuarit i kanë mbetur edhe 6 vite e 4 muaj burg për të vuajtur.