BURREL - Në zbatim të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për marrjen e masave për rritjen e parametrave të rendit e sigurisë, në orët e mbrëmjes në qytetin e Burrelit, efektivat e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, mbi bazën e informacioneve të administruara, kanë ushtruar kontrolle në mjedise të ndryshme (pika bastesh etj) të qytetit të Burrelit për kapjen në flagrancë të personave që mbajnë dhe qarkullojnë me armë pa leje, personat që shpërndajnë e trafikojnë lëndë narkotike, për personat e shpallur në kerkim, etj.
Si rezultat i këtyre kontrolleve në një pikë Eurolloto është kapur në flagrancë me armë në brez shtetasi : Gerson Pasha 22 vjeç, banues në Burrel, i cili u arrestua për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” .
Gazmir Lala 30 vjeç, banues në Burrel, i cili u kap gjatë kontrollit në të njëjtin lokal pikë bastesh me thikë me vete , i cili u arrestua për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta”.
Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi; L.L, 17 vjeç, banues në Burrel, pasi u kap gjatë kontrolleve me një dorezë boksi metalike që e mbante me vete. Porcedimi filloi për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve të ftohta” .
Arma e zjarrit Pistoletë "TT", thika dhe doreza e boksit metalike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat për veprime të mëtejshme.

d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com