Kontroll të gjithë nxënësve
përfshirë shëndetin dhe drogën

Kontroll të gjithë nxënësve<br />përfshirë shëndetin dhe drogën
Një urdhër i Ministrisë së Arsimit detyron të gjitha shkollat që të plotësojnë një pyetësor në bashkëpunim me prindërit për të gjithë nxënësit. Ky kontroll konsiston tek shëndeti i fëmijëve por edhe në përdorimin e ndonjë medikamenti tjetër. Sipas urdhërit të MAS kontrolli i parë është bërë në muajin shtator, ndërkohë që do të ripërsëritet në muajin shkurt.

“Të plotësohet, në bashkepunim me prindërit, pyetësori i shëndetit të nxëndsit, pjesë e platformës së edukimit fizik në arsimin parauniversitar dhe të shënohen rastet nëse ka pasur prani të patologjive, si: asma, diabeti, alergjitë, operacione të mundëshme kirurgjikale, si edhe perdorimi i ndonjë lloj medikamenti, nga ana e nxënësit. Të organizohen në terren, matjet e parametrave fiziko-atletike, për nxënësit e arsimit parauniversitar, mosha 6-18 vjec, sipas përmbajtjes së kartelës individuale të nxënësit, pjesë e platformds së edukimit fizik në arsimin parauniversitar shqiptar”, - thuhet në udhëzim.

Bazuar mbi matjen e parametrave fiziko-atletike: Shpejtësisë, forcës, zhdërvjelltësise, fleksibilitetit të kolonës vertebrale e të gjymtyrëve, kordinimit të lëvizjeve, qëndrueshmërisë organike dhe matjeve antropometrike e të dhënave të pyetësorit të shëndetit të nxënësit, të bëhet vlersimi i karakteristikave metabolike, strukturore, funksionale, e si rrjedhojë:
-Të dokumentohet dhe menaxhohet gjendja e shëndetesore e çdo nxënësi.

-Të evidentohet dhe dokumentohet niveli i parametrave fiziko-atletike të çdo nxënësi.

-Në kartelën individuale, mësuesi të shënojë edhe aktivitetin fizik ose disiplinën sportive që dëshiron të ushtrojë nxënësi.

-Të krijohen ekipet e zgjedhura të shkollës, për çdo grupmoshë, nëpër disiplinat e ndryshme sportive.

-Matjete e ketyre parametrave, të kryhen në fillim të simestrit të parë, simestrit të dytë dhe në fundin e vitit mësimor. Rezultatet dhe datat e matjeve, të shënohen në kartelën individuale të çdo nxënësi.

-Të zbatohet komunikimi mësues - prind - nxënës, në përputhje me pyetësorin e shëndetit të nxënësit, në mënyrë që të mbahet nën kontroll e të menaxhohet shëndeti dhe mbarëvajtja në mësim e çdo nxenesi.

Drejtoria e çdo shkolle të evidentoje ecurinë vjetore të cilësive fiziko-lëvizore të grupmoshave: 6-10 vjeç; 11-14 vjeç: 15-18 vjeç dhe të hartojë relacionin vjetor, për dinamikën lëvizore të këtyre grupmoshave, të cilat i arshivon në shkolle dhe një kopje e dorëzon në Drejtorinë Arsimore Rajonale. Drejtoria e shkollës të kontrollojë çdo ditë zhvillimin e orës së edukimit fizik si dhe të verifikojë mënyrën e zhvillimit të matjeve të përcaktuara në kartelën individuale të nxënësit.

Drejtoria e shkollës, giatë zhvillimit të orëve të mësimit të edukimit fizik, të marrë masat e duhura, për te zbatuar rigorozisht: masat e sigurimit teknik; higjeno-sanitare, për ruajtjen e shëndetit të nxënësve, perfshirë edhe masat për rastet kur nevojitet ndërhyrja e urgjencës mjeksore.

Drejtoria e shkollës, duke u bazuar në zhvillimin e orëve të mësimit të edukimit fizik dhe në dinamiken e plotësimit të kartelave të testeve individuale, bën në fund të vitit shkollor, vlerësimin e cilësisë së punës për çdo mësues të edukimit fizik, të cilën e dorëzon në Drejtorinë Arsimore Rajonale.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike