Shkunden burgjet/ Të dënuarit me thika, drogë e celularë, 13 të proceduar, 3 të pezulluar

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka zhvilluar një aksion blic të shtrirë në harkun kohor të tre javëve, falë të cilit ka mundur të kalojë në filtrin e kontrollit, jo vetëm të dënuarit, por edhe policiët e familjarët e të dënuarve.

Rezultatet e aksionit i bën të ditur Prokuroria. Nga kontrollet e rrufeshme të dënuarit janë kapur me telefona celularë, mjete prerëse të improvizara dhe lëndë narkotike.

Droga që iu gjet të dënuarve

Bazuar në këto kontrolle është arritur që gjatë një periudhë 3 javore, të kapen:

·         17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;

·         135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;

·         27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Për shkeljet e konstatuara janë marrë masa administrative për punonjësit përgjegjës të burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra:

·         Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë

·         Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentash.

·         Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.

Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:

·         1 punonjës policie për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t’i ruajë ato”.

·         1 punonjës policie për vepren penale të “Falsifikimit të dokumentave”.

·         11 të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

·         1 familjar i të dënuarit për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.

Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë referuar në organin e Prokurorisë 3 raste për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

Forcimi i sigurisë në burgje është një nga shtyllat e reformës së thellë që është ndërmarrë në sistemin penitenciar në vend dhe që po jep rezultate të mira në funksion të rritjes së standardeve të këtij sistemi. Inspektimet dhe kontrollet nga të dyja strukturat në bashkëpunim do të vijojnë në mënyrë intensive.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale