Ditën e sotme Policia e Burgjeve ka ushtruar kontrolle blic në burgun e Rrogozhinës.
Përmes një njoftimi, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë të ditur se kontrollet janë bërë me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Adriatik Kupi dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit.
Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit. Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar 2 aparate celularë.
Ndërkohë janë njoftuar menjëherë strukturat e Shërbimit Kombëtar të Burgjeve për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve:
Kontroll blic në IEVP Rrogozhinë-Ditën e sotme, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, z. Adriatik Kupi, dhe nën drejtimin e drejtuesit të institucionit, Shefit të Policisë dhe Grupit të Sigurisë, është ushtruar kontroll i befasishëm për sende të ndaluara në IEVP Rrogozhinë.
Kontrollet janë zhvilluar në ambientet e përbashkëta, ambientet e brendshme, si dhe në fushat e ajrimit.
Gjatë kontrollit, në brezin e butë në drejtim të Godinës nr. 1, janë konstatuar të hedhur në tokë 2 aparate celularë.
Sendet e ndaluara janë sekuestruar dhe janë njoftuar menjëherë strukturat e SHKBB-së për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Komente








