Mbi 3 mijë gjoba, 34 automjete të bllokuara dhe shtatë shoferë në pranga ose nën hetim. Ky është bilanci i kontrolleve të zhvilluara nga Policia e Tiranës gjatë 48 orëve të fundit në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Gjatë aksionit u kontrolluan 131 automjete dhe 213 persona, ndërsa pesë shtetas u shoqëruan në polici për verifikime. Kontrollet u përqendruan te drejtuesit që qarkullonin në shkelje të ligjit, automjetet me xhama të errësuar tej normave, mjetet e modifikuara, si edhe te evidentimi i armëve pa leje, lëndëve narkotike dhe personave në kërkim.
Sipas policisë, shtatë drejtues mjetesh u arrestuan ose u vunë nën hetim pasi u konstatuan duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, pa leje drejtimi ose për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit.
Gjatë kontrolleve u vendosën 3012 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, mes tyre tejkalim shpejtësie, përdorim të telefonit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit, mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe parakalime të gabuara.
Policia bllokoi gjithashtu 34 automjete dhe tërhoqi nëntë leje qarkullimi, ndërsa njofton se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.
-
Ripi i sigurisë në përgjithësi zbatohet me përjashtime të vogla ndërsa përdorimi i celularit nuk zbatohet fare sidomos brënda qyteteve,me sa duket gjoba ndaj përdorimit është e vogël prandaj duhet bërë si në BE që kur ta shikosh telefonin të dridhesh.Përdorimi i telefonit bëhet më tepër nga femrat dhe "garipat".
Përgjigju








Komente
Komento