Policia e Shtetit është ende pa një përgjigje konkrete lidhur me gjetjen e të shumëkërkuarit, Ervis Martinaj. Teksa në 2 muaj, që prej zhdukjes së tij kontrollet kanë qenë të shumta, Muhamet Rrumbullaku tha sot në një prononcim për media se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklaratat e mëparshme për 40-vjeçarin.

Për ‘mbretin e lojërave të fatit’, janë bërë disa kontrolle nga FNSH në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë nga të cilat sipas përgjigjes së kryepolicit drejtuar nga gazetari i Report Tv Sokol Dema, ende nuk ka asnjë të dhënë shtesë.

Më herët Policia e Vlorës është pyetur sot në lidhje me kontrollet e shumta që kanë zhvilluar ditët e fundit dhe në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe nëse kanë lidhje këto kontrolle me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj. Policia sqaroi se shërbimet e policisë janë duke hetuar dhe se kanë ngritur skuadra hetimi.

“E vërtetë që FNSH ka qenë prezent ne qytetin e Vlorës. Ka një plan të detajuar nga shërbimet e policisë, e kemi pasur dhe mbështetjen e tyre. Këto kontrolle do vijojnë e në javët në vijim ne lidhje me procedimet qe kane ngritur skuadrat e hetimit”, tha zyrtari i Policisë.

Pyetje: Ka indicie policia që Ervis Martinaj ka qenë në Vlorë?

 'Është një çështje që nuk i përket qarkut të Vlorës. Strukturat e DVP Vlorë mbështesin të gjitha strukturat e drejtorive të tjera policore për çfarëdo lloj verifikimi apo operacioni në terren.'- tha Kryekomisari Gentian Berberi:

Në aksionet më të fundit të RENEA në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë u sekuestruan celularë, përmes të cilëve janë siguruar elementë të rinj mbi çështjen ndaj 40-vjecarit Martinaj,  2 muaj i zhdukur. Jo rastësisht, u shoqërua edhe një prej rivalëve e tij, Endrit Dokle, i cili po lëvizte në një makinë me Fatjon Muratin, në kërkim policor në korrik 2022, dhe me kunatin e tij Gentjan Reçin, djali i ish-policit të vrarë në Kurbin Xhelal Reçi. Dokle në shoqërinë e një personi në kërkim u mbajt vetëm disa orë në policinë e Tiranës, e cila nuk dha asnjë shpjegim për këtë fakt. Report Tv disponon gjithashtu disa përgjime të biseda ve të fundit të Martinajt të cilat mund të zbardhin ngjarjen. 

Ervis Martinaj

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:09
Kontrollet për Ervis Martinaj, kreu i policisë së shtetit përgjigjet se në ç'pikë janë hetimet për të shumëkërkuarin

 

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbuallaku ende nuk ka një përgjigje për fatin e Ervis Martinaj. I pyetur nga gazetari i Report Tv, Sokol Dema për kontrollet në disa qytete të vendit për të, edhe kësaj here kryepolici Rrumbullaku nuk ka ende një përgjigje. Me tej ai theksoi se nuk ka asgjë për të shtuar nga deklaratat e mëparshme.

‘Ju kam bërë me dije se kemi struktura që po ndjekin rastin. Jemi në ecuri të procesit, qartë? Jemi në krye të detyrave të deleguara nga prokurori, po punohet me grupe miks, nuk kam për të deklaruar asgjë më tepër se sa kam deklaruar më parë.’- tha Rrumbullaku.