Zbulohen bisedat e fundit telefonike të Ervis Martinajt, mund të zbardhin fatin e tij! U nxorrën nga celularët e gjetur nga RENEA tek bazat 'e të fortëve'

Disa biseda të  fundit telefonike të  Ervis Martinajt tashmë janë në dorë të antikrimit, dhe besohet se ato kanë afruar prova të qarta mbi fatin e shumëkërkuarit. Gjurmët e tij jo vetëm fizike por edhe verbale, duket se u zbuluan gjatë kontrolleve të policisë brenda territorit, në ato që njihen si bazat e miqve të tij, por edhe në  zonat e  kundërshtarëve e tij.

Në aksionet më të fundit të RENEA në Tiranë, Shijak, Durrës dhe Vlorë u sekuestruan celularë, përmes të cilëve janë siguruar elementë të rinj mbi çështjen ndaj 40-vjecarit Martinaj,  2 muaj i zhdukur. Jo rastësisht, u shoqërua edhe një prej rivalëve e tij, Endrit Dokle, i cili po lëvizte në një makinë me Fatjon Muratin, në kërkim policor në korrik 2022, dhe me kunatin e tij Gentjan Reçin, djali i ish-policit të vrarë në Kurbin Xhelal Reçi. Dokle në shoqërinë e një personi në kërkim u mbajt vetëm disa orë në policinë e Tiranës, e cila nuk dha asnjë shpjegim për këtë fakt.

Një burim i tha Report Tv që antikrimi bën lëvizjet e tij për llogari të hetimeve për Martinajn. Konflikti më i fundit mes të dyve  ishte pas deklarimeve të Nuredin Dumanit se Martinaj dha porosi të vriste Doklen për një shifër të çmendur, 500 mijë euro, 100 mijë prej të cilave i mori si paradhënie, por që krimi nuk u krye dot. Dokle para së të shoqërohej në polici të shtunën e 8 tetorit, disa ditë më parë ishte pyetur për vrasjen e trefishtë në Fushë-Krujë, ku viktima ishin kushëriri  i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha. Dokle e përjashtoi veten e tij nga përgjegjësia për ngjarjen.

Bashkë me të, po për këtë masakër u kërkuan për t’u marrë në pyetje edhe Fatjon Murati e Gentjan Reçi, të dy miqtë e tij. Por vetëm një javë para se tu ndalonin nga policia e Tiranës në shoqërinë e Dokles dhe familjes së tij, Reçi dhe Murati ishin paraqitur vullnetarisht në  Komisariatin e Fushë-Krujës. Pas deklarimeve mohuese për vrasjen e trefishtë ata u lanë të lirë. Praktikisht, Fatjon Murati, në kërkim Tirana për arsenalin e gjetur në makinën e Kristian Gjinit në 13 korrik, shkoi vetë në duart e policisë fqinje që sipas drejtuesve të saj nuk ishte në dijeni që ai ishte në kërkim policor nga Tirana.

32-vjeçari do të qëndrojë në burg pa afat, pavarësisht pretendimeve të tij se nuk ka asnjë lidhje me armët. Policia gjeti gjurmë të gishtave të tij në njërën prej kutive të sekuestruara ku Gjini mbante armët në makinë.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 11/10/2022 16:46

    Nuk e kuptoj sesi mund te postohen dhjetra artikuj per personin ne fjale dhe te mos ri-postohet kjo interviste e dhene nga vete ai per Shqiptarja disa vite me pare ku flet per fillimet e tij si biznesmen. Artikulohet me oratorine e nje ambasadori. https://shqiptarja.com/lajm/intervistaekskluzive-ervis-martinaj-sapo-u-qellova-rashe-ne-toke-humba-ndjenjat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja