Ermal Yzeiraj, avokati i Ilir Beqajt ka folur për mediat lidhur me kontrollet që i janë ushtruar ish-ministrit të Shëndetësisë në banesë. Ai thotë se në banesë i janë sekuestruar kompjuterë, dokumente e celularë, po ashtu materiale të tilla janë sekuestruar edhe në ambientet e tjera që janë kontrolluar.
“Vendimi i gjykatës i kishte të listuar emrat e personave, tek të gjithë është bërë kontrolli. Jo të gjithë janë njoftuar për të pasur të drejtën e një avokati të pranishëm. Nuk mund të them detaje për çështjen.
Janë disa çështje që prekin Ilir Beqajn. Nuk komentoj dyshimet që mund të ketë organi i akuzës për sa i përket kontrollit të banesës. Dëshira e Beqaj që të jetë i hapur për hetimet”, tha avokati.
I pyetur se çfarë lidhje ka Beqaj me pronarët e Delta Pharma dhe rrjetin e farmacive Ditë e Natë, avokati nuk komentoi, ndërsa tha se kjo çështje i takon organit të akuzës.
“Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përmbajnë apo jo elementë të veprës kriminale i takon organit të akuzës. Di që ka pasur kompjuterë, celularë dhe dokumente”, tha avokati.
Avokati tha se kontrollet janë pjesë e një hetimi ndaj një personi tjetër, ndërsa thotë se Beqajt nuk i është komunikuar statusi i personit në hetim. Ai tha se organi i akuzës ka në dorë përgjime ambientale dhe telefonike, por pa dhënë shumë detaje.
Avokati: Po të ishte regjistruar statusin do e jepnin zyrtarisht dhe unë do isha njoftuar. Po deri tani nuk jam njoftuar.
Kush është personi tjetër për të cilin kanë nisur hetimet?
Avokati: Këtë nuk mund ta them, por ekziston një person tjetër që është në hetim. Vendimi flet për përgjime ambientale dhe telefonike.
A janë sekuestruar dokumente shkresore dhe kompjuterë te shtëpia e Beqaj?
Tek të gjithë personat janë sekuestruar celularë, kompjuterë, usb, dokumente. Ilir Beqaj është pa telefon? Për të gjithë personat. Vetëm të Beqajt, apo edhe të bashkëshortes? Të të gjithëve, rregulli është që kudo kur futesh për kontroll banese normalisht për gjithë personat, jo vetëm Beqaj, sekuestrohet çdo lloj telefoni, çdo lloj pajisje elektronike, sepse mendohet që kjo i shërben hetimit.
I pyetur nëse janë ushtruar kontrolle te agjencia SASPAC, avokati tha se nuk ishte në dijeni.
Lajmi kryesor: