TIRANE- Zgjedhja e drejtorëve të shkollave në të gjithë vendin do të nisë pas plotësimit të vendeve bosh në Zyrat dhe Drejtoritë Arsimore në të gjithë vendin.
Ky vendim është marrë nga drejtuesit e Ministrisë së Arsimit pas një kontrolli të kryer në pjesën dërrmuese të institucioneve arsimore në vend kanë konstatuar se drejtorët e shkollave por edhe ata të zyrave arsimore kanë abuzuar me fondet e buxhetit të shtetit duke shkaktuar një dëm ekonomik.
Për pasojë të këtyre shkeljeve janë marrë edhe një sërë masash administrative, çka ka sjellë edhe nevojën për ndryshimin e stafeve të zyrave arsimore por edhe të drejtuesve të shkollave.
Me krijimin e vendeve bosh në disa prej këtyre institucioneve, ka nisur edhe procedura për të zgjedhur kandidatët e rinj nëpërmjet konkurseve. Ky fakt është bërë i ditur nga zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj e cila tregon edhe mënyrën se si do të bëhen pranimet e reja. “Po bëhen konkurrime hap pas hapi. Po bëhen konkurrime në Drejtoritë Rajonale që kanë vende vakant, për vendet që Kontrolli i Lartë i Shtetit apo auditi ka gjetur me shkelje në mënyrë që të realizohet dhe të zbatohet përgjegjshmëria. Fatkeqësisht nga kontrollet na rezultojnë raste me abuzivitet të madh, ndaj edhe marrja e masave ka qenë e domosdoshme” thekson Malaj.
EMERIMET
Largimet nga detyra, për Malajn nuk kanë të bëjnë me skenarë politike, por çdo gjë është e vërtetuar dhe e dokumentuar në bazë të kontrolleve të kryera nga institucionet përkatëse. Ndaj marrja e masave për abuzuesit dhe frenimi i këtij fenomeni është rruga e vetme që arsimi të kalojë gjendjen jo të mirë në të cilën ndodhet.
“Lëvizjet nuk janë tendencioze dhe as partiake por lëvizjet janë si rezultat i asaj që është parë shpesh herë në media ku me të vërtetë shkalla e cilësisë së shkollës nuk ka pasur atë pritshmërinë që ne kërkojmë. Kjo është arsyeja që ne po bëjmë lëvizjet" tha Malaj. Ndërkohë që aktualisht në të gjitha ato institucione të cilat drejtuesit kanë rezultuar abuzues me fondet dhe detyrën është bërë komandimi i të tjerë personave deri në momentin e zhvillimit të konkurseve.
DREJTORET
Në konkurset që do të zhvillohen për drejtorët e shkollave, krahas përfaqësuesve të Ministrisë së arsimit apo specialistëve të arsimit përkatës, ka në bordet përzgjedhëse do të marrin pjesë edhe prindër si dhe nxënës të shkollës. Sipas rregullores, drejtori i shkollës do të miratohet me bord, do të votohet nga mësues, staf pedagogjik, anëtarë të drejtorisë arsimore, nga bordi i prindërve. Do të kalojë procesin e intervistimit, procesin e dorëzimit të dokumentacionit që vërteton kualifikimet e tij profesionale, si dhe projekt konkret se si mendon ai të rrisë cilësinë e mësimdhënies, të përmirësojë më tej jetën sociale të nxënësve, të ndihmojë kualifikimin e mësuesve, si dhe të sjellë rezultate konkrete në rritjen e kapaciteteve në institucionin që drejton.
Po ashtu, drejtori i shkollës do të përzgjidhet duke pasur parasysh respektin dhe vlerësimin që ka në shkollë, me kolegët, nxënësit, prindërit dhe nuk do të vijë më në shkollë si i përzgjedhur nga drejtoria arsimore, me kushtet dhe kriteret e vendosura nga ky dikaster. Pas zgjedhjes çdo drejtor do të mbajë përgjegjësi për punën që do të kryejë dhe ajo do të matet me anë të rezultateve që do të arrihen me nxënësit por edhe projektet apo detyrat që do t’iu ngarkohen.
SHTESE
-Kontrollet e ushtruara në institucionet e arsimit në vend kanë zbuluar një sërë shkeljesh nga drejtues të shkollave por edhe punës së zyrave arsimore.
-Për shkelësit e ligjit janë marrë masa administrative deri në largim nga puna në mënyrë që sistemi arsimor të mos jetë në këto nivele.
-Zgjedhja e drejtuesve të rinj por edhe e specialistëve do të behët me anë të konkurseve.
-Pas plotësimit të këtyre vendeve bosh pritet që të fillojnë edhe konkurset për drejtorët e shkollave në të gjithë vendin, duke futur në bord edhe nxënësit dhe prindërit.
Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com