Policia e Shtetit ka bërë një bilanc të arrestimeve në 24 orët e fundit.
Janë ushtruar dhjetëra kontrolle në lokale, banesa, ambiente të ndryshme dhe vende të dyshuara për fshehje të sendeve të kundërligjshme apo përdorim të lëndëve narkotike.
Janë goditur tre raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, një në Tiranë, një në Vlorë dhe një në Korçë dhe janë vënë në pranga autorët.
Është goditur një rast i armëmbajtjes pa leje në Sukth, Durrës, ku një 14-vjeçar qarkullonte me armë zjarri pistoletë me vete, janë kapur 5 persona në kërkim kombëtar dhe një në kërkim ndërkombëtar, janë goditur raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit etj.
Në të gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 24 persona, për vepra të ndryshme penale.
Po gjatë kontrolleve, janë shoqëruar për verifikim në ambientet e Komisariateve të Policisë në të gjithë vendin, 49 persona me precedent penal të mëparshëm dhe pa dokument identifikimi me vete.
Janë arrestuar 5 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, dhe 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe janë bllokuar 12 automjete që qarkullonin pa dokumentacionin përkatës.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
69.7%
-
Jo
19.4%
-
Ndoshta
10.9%
Vota total: 505
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pr.ligji i policisë së Shtetit, diskutim me debat te ‘Siguria’! Balla: Përmirëson organizimin e policisë! Metaliaj: Siguria në nivel 0! Ministri: Mos hidhni baltë
19 Korrik, 09:29
-
Fushata 'Bashkohu me Policinë' në Tiranë, Balla fton maturantët të vijojnë studimet në Akademinë e Sigurisë: Do t’ju çelë një mundësi të re në jetën tuaj
18 Korrik, 16:06
-
Nuk respektuan rregullat e qarkullimit, 13 shoferë në pranga, më shumë se 13 mijë gjoba
14 Korrik, 10:34
-
Itali/ ‘Babi po na rreh’, I mituri telefonon policinë! Në pranga 47-vjeçari shqiptari
10 Korrik, 11:12
-
Tiranë/ Përshtatën lokalin për lojëra fati, 11 në pranga, 1 në kërkim! Sekuestrohen 224 mijë lekë të reja dhe 2720 euro
10 Korrik, 09:14
-
Tiranë/ Ishte i shpallur në kërkim për vjedhje, në pranga 26-vjeçari (EMRI)
9 Korrik, 12:22
-
Iu gjend kokainë në makinë, arrestohet këngëtari Valon Shehu
6 Korrik, 16:19
-
Zaloshnja: 2024, viti më i sigurt për jetën e banorëve të Shqipërisë në dekadën e fundit!
5 Korrik, 11:55
-
Policia bën bilancin për qershorin/ 378 persona në pranga, u sekuestrua 52 mln euro pasuri! 93 operacioni anti-drogë
4 Korrik, 10:33
-
Policia e Shtetit hap aplikimet për 400 pozicione në strukturat vendore
2 Korrik, 13:39
-
10 shoferë të arrestuar në Tiranë në 1 javë
30 Qershor, 12:08
-
Dibër/ Kultivoi bimë narkotike në Selishtë, në pranga 36-vjeçari, në hetim edhe kryeplaku
30 Qershor, 10:41