LEZHË - Në vijim të Operacionit për  “ Kontrollin cilësor, sasior e fiskal  të hidrokarbureve” , që ka nisur që prej datës 4 maj  nga grupet ndërinstitucionale  të punës  me specialistë nga Doganat , Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë, Inspektoriati Qëndror Teknik , si dhe Policia e Shtetit përfshi  edhe Specialistët nga Krimi Ekonomiko- Financiar  gjatë ditës së sotme janë zhvilluar një sërë kontrollesh ndaj  subjekteve  private të tregtimit të karburanteve   në zonë e qarku Lezhë.

Burime nga policia bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme në qarkun e Lezhës janë kontrolluar 12  subjekte në Milot e Rrëshen.

Nga këto mësohet se janë proceduar penalisht për fshehje të  ardhurash 8 subjekte, nga këto subjekte 2 prej tyre janë proceduar edhe për mashtrim në cilësi të karburantit.
Operacioni do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)