Policia ka vijuar operacionin e saj për kontrollin cilësor, sasior dhe fiskal të hidrokarbureve gjatë gjithë ditës së sotme duke proceduar 5 subjekte. 
Sipas burimeve policore në datë 9 Maj janë kontrolluar 11 subjekte të tregëtimit të hidrokarbureve në segmentin rrugor Laç- Mamurras- Fushë Krujë.

Nga këto 11 subjekte janë proceduar penalisht 5 administratorë të cilët u konstatuan me probleme distributore në përdorim, pa kasa fiskale. Administratorët u proceduan penalisht nga Sektori per Krimin Ekonomik e Financiar Lezhë për veprën penale “Fshehje të ardhurash’’. Kontrolli do të vazhdojë përsëri në ditët në vazhdim për kontrollin e cilësisë së naftës.




(k.b/shqiptarja.com)