TIRANË - "Si je?" kjo është thirrja që Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i bën të gjithë qytetarëve shqiptarë, për t’u kontrolluar edhe kur nuk kanë shqetësime. Beqaj ka theksuar që përhapja e mesazhit të programit shëndetësor bazë, është gati për të filluar zbatimin konkret.
"Ka një program që sigurisht bëhet nga profesionist të përhapjeve të mesazheve, por në sot vendosem t'i bashkohemi edhe vetë duke shfrytëzuar edhe mjetet lëvizëse që prej ditësh janë në tiranë bashkë me automjetet që do jenë pjese e përditshme të marrjes së mostrave nga qendra shëndetësore në laborator ku do të përpunohen analizat." tha Beqaj
Të gjithë qytetarët shqiptarë duhet të kryejnë kontrollin shëndetësor bazë edhe kur ata ndihen shumë mirë me shëndetin. "Të kujdesemi për shëndetin gjatë gjithë kohës dhe jo vetëm kur të jemi sëmurë", ka përfunduar Beqaj.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO