Kontrolli teknik i makinave
Qeveria Berisha rrit tarifat

Kontrolli teknik i makinave<br />Qeveria Berisha rrit tarifat
TIRANE - Qeveria në ikje rrit tarifat për kontrollin e detyrueshëm teknik të mjeteve me motor dhe rimorkiove të të gjitha llojeve. Me udhëzimin Nr. 4, të datës 2 gusht, ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi ka caktuar tarifat e reja për kontrollin e detyrueshëm teknik të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre.

Sipas këtij Udhëzimi, tarifat e shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove të tyre në Republikën e Shqipërisë, do të jenë sipas një tabele, që riprodhohet në këtë faqe. Niveli i tarifave në këtë tabelë për shërbimet është paraqitur, duke përfshirë edhe 20 përqindëshin e TVSH-së.

Udhëzimi do të hyjë në fuqi më datë 6 shtator 2013, pak ditë para se të mblidhet Kuvendi i legjislaturës së re dhe të konstituohet Ekzekutivi i koalicionit të majtë.

Shërbimi i kontrollit periodik të detyrueshëm të automjeteve dhe rimorkiove aktualisht kryhet nga një kompani private, koncensionarja SGS, por tarifimi përcaktohet nga ministria e Transportit. Para se të vinte koncensionari, shërbimi kryhej nga shteti, me tarifë 1.200 lekë në vit për autoveturat.

Me hyrjen e kompanisë private në treg, së cilës iu dha ekskluziviteti në treg për këtë shërbim nga qeveria Berisha, tarifa për një autoveturë kaloi në 1.800 lekë të reja, ndërkohë që tarifa e re do të jetë 1.960 lekë. Pra, nga periudha e administrimit shtetëror, tarifimi është rritur 63 për qind. Megjithatë, në rrugët e Shqipërisë qarkullojnë me shumicë makina që duhej të ishin bllokuar krejtësisht, që lëshojnë tym tej normave të planifikuara apo që rrezikojnë jetën e pasagjerëve dhe kalimtarëve, megjithëse kanë marrë “vulën” OK nga kontrollorët e SGS. Kjo ka vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e kalimit të kontrollit teknik të detyrueshëm tek privati.

TARIFAT E REJA QË DO TË APLIKOHEN NGA 6 SHTATORI PËR KONTROLLIN TEKNIK TE AUTOMJETEVE
 
Përshkrimi sipas klasifikatorëve të mjetit rrugor Tarifa në lekë (TVSH e përfshirë)
Motomjete 870
Automjete me 4+1 vende 1960
Automjete me mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende 2730
Kamionë deri në 3.5 tonë 2950
Kamionë nga 3.5 deri në 7.5 tonë 2950
Kamionë nga 7.5 deri në 18 tonë 2950
Kamionë mbi 18 tonë 2950
Autobusë deri në 32+1 vende 2950
Autobusë me 32 deri 42+1 vende 2950
Autobusë mbi 42+1 vende 2950
Autobusë artikularë 2950
Rimorkio deri në 7 tonë 2950
Rimorkio mbi 7 tonë 2950
Mjete ndërtimi deri në 7.5 tonë 2950
Mjete ndërtimi nga 7.5 tonë deri në 18 tonë 2950
Mjete ndërtimi mbi 18 tonë 2950
Mjete nd/punim toke deri në 7.5 tonë 2950
Mjete nd/punim toke mbi 7.5 tonë 2950
Kamionë (gjysmëkamion) nga 7.5 deri në 18 tonë 2950
Kamionë (gjysmëkamion) mbi 18 tonë 2950
Rimorkio (gjysmëkamion) mbi 7 tonë 2950
Rimorkio të lehta deri 750 kg 2950
Motomjete Ri-Testo 350
Automjete me 4+1 vende Ri-Testo 790
Automjete me mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende Ri-Testo 1090
Kamionë deri në 3.5 tonë Ri-Testo 1180
Kamionë nga 3.5 deri në 7.5 tonë Ri-Testo 1180
Kamionë nga 7.5 deri ne 18 tonë Ri-Testo 1180
Kamionë mbi 18 tonë Ri-Testo 1180
Autobusë deri në 32+1 vende Ri-Testo 1180
Autobusë me 32 deri 42+1 vende Ri-Testo 1180
Autobusë mbi 42+1 vende Ri-Testo 1180
Autobusë artikularë Ri-Testo 1180
Rimorkio deri në 7 tonë Ri-Testo 1180
Rimorkio mbi 7 tonë Ri-Testo 1180
Mjete ndërtimi deri në 7.5 tonë Ri-Testo 1180
Mjete ndërtimi nga 7.5 tonë deri në 18 tonë Ri-Testo 1180
Mjete ndërtimi mbi 18 tonë Ri-Testo 1180
Mjete nd/punim toke deri në 7.5 tonë Ri-Testo 1180
Mjete nd/punim toke mbi 7.5 tonë Ri-Testo 1180
Kamionë (gjysmëkamion) nga 7.5 deri në 18 tonë Ri-Testo 1180
Kamionë (gjysmëkamion) mbi 18 tonë Ri-Testo 1180
Rimorkio (gjysmërimorkio) mbi 7 tonë Ri-Testo 1180
Rimorkio të lehta deri 750 kg Ri-Testo 1180
Motomjete ritestim vizual 175
Automjete me 4+1 vende ritestim vizual 390
Automjete mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende ritestim vizual 550
Kamionë deri në 3.5 tonë ritestim vizual 590
Kamionë nga 3.5 deri në 7.5 tonë ritestim vizual 590
Kamionë nga 7.5 deri në 18 tonë ritestim vizual 590
Kamionë mbi 18 tonë ritestim vizual 590
Autobusë deri në 32+1 vende ritestim vizual 590
Autobusë me 32 deri 42+1 vende ritestim vizual 590
Autobusë mbi 42+1 vende ritestim vizual 590
Autobusë artikularë ritestim vizual 590
Rimorkio deri në 7 tonë ritestim vizual 590
Rimorkio mbi 7 tonë ritestim vizual 590
Mjete ndërtimi deri në 7.5 tonë ritestim vizual 590
Mjete ndërtimi nga 7.5 tonë deri në 18 tonë ritestim vizual 590
Mjete ndërtimi mbi 18 tonë ritestim vizual 590
Mjete nd/punim tokë deri në 7.5 tonë ritestim vizual 590
Mjete nd/punim tokë mbi 7.5 tonë ritestim vizual 590
Kamionë (gjysmëkamion) 7.5 deri 18 tonë ritestim vizual 590
Kamionë (gjysmëkamion) mbi 18 tonë ritestim vizual 590
Rimorkio (gjysmërimorkio) mbi 7 tonë ritestim vizual 590
Motomjete Ri-Testo 440
Automjete me 4+1 vende Ri-Testo 980
Automjete me mbi 4+1 vende deri në 8+1 vende Ri-Testo 1360
Kamionë deri në 3.5 tonë Ri-Testo 1470
Kamionë nga 3.5 deri në 7.5 tonë Ri-Testo 1470
Kamionë nga 7.5 deri në 18 tonë Ri-Testo 1470
Kamionë mbi 18 tonë Ri-Testo 1470
Autobusë me 32 deri 42+1 vende Ri-Testo 1470
Autobusë deri në 32+1 vende Ri-Testo 1470
Autobusë mbi 42+1 vende Ri-Testo 1470
Autobusë artikularë Ri-Testo 1470
Rimorkio deri në 7 tonë Ri-Testo 1470
Rimorkio mbi 7 tonë Ri-Testo 1470
Mjete ndërtimi deri në 7.5 tonë Ri-Testo 1470
Mjete ndërtimi nga 7.5 tonë deri në 18 tonë Ri-Testo 1470
Mjete ndërtimi mbi 18 tonë Ri-Testo 1470
Mjete nd/punim toke deri në 7.5 ton Ri-Testo 1470
Mjete nd/punim toke mbi 7.5 ton Ri-Testo 1470
Kamionë (gjysmëkamion) nga 7.5 deri në 18 tonë Ri-Testo 1470
Kamionë (gjysmëkamion) mbi 18 tonë Ri-Testo 1470
Rimorkio (gjysmëkamion) mbi 7 tonë Ri-Testo 1470
Rimorkio të lehta deri 750 kg Ri-Testo 1470
Dublikatë certifikate 870

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.05.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie

Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie