Të dërgosh disa email dhe të paguash qindra euro? Diçka e tillë duket se i ka ndodhur sipërmarrësit kanadez Jeremy Gutsche, i cili gjatë fluturimit të tij nga Londra në Singapore ka përdorur Wi-Fidhe tashmë është i detyruar të paguajë shumën prej 960 euro.

Përpara se të hipte në avion Gutsche kishte blerë një paketë prej 24 euro për të përdorur internetin gjatë udhëtimit. Menaxheri i cili punon për kompaninë “Trend Hunter” ka shpjeguar se ka hapur 155 faqe në intenet dhe gjithashtu ka kontrolluar postën e tij elektronike.

Ai gjithashtu është shprehur se lidhja e internetit ishte mjaft e ngadaltë. Madje sipas Gutsche vetëm dërgimi i një email i ka kushtuar 8 euro. Menaxheri ka theksuar se ka fjetur gjatë pjesës më të madhe të udhëtimit dhe se nuk e priste kurrë që të arrinte një shifër të tillë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)