Kontrolloni çdo aktivitet nga ekrani i smartphone-ve të serisë më të re Galaxy S22

Kontrolloni çdo aktivitet nga ekrani i smartphone-ve të serisë më të re Galaxy S22

Samsung

Jeta në ditët e sotme zhvillohet me një ritëm frenetik dhe të jesh një person 'multitasking' që bën disa gjëra njëkohësisht është një vlerë e shtuar. Sigurisht për të kontrolluar çdo aktivitet në të njëjtën kohë qoftë një pasion, punë, e jo vetëm, do të keni nevojë për një smartphone të fuqishëm e të qëndrueshëm për të qenë gjithnjë të lidhur dhe për të mos humbur asnjë mundësi. Sot, smartphone-t janë shumë më tepër sesa një pajisje komunikimi. Falë tyre ne mund të bëjmë çdo gjë. Të zhvillojmë një hobi të ri, të punojmë, të argëtohemi e më e rëndësishmja, të gjitha këto t'i bëjmë në një kohë. Të gjitha këto i ofron seria e re Galaxy S22: Galaxy S22 , S22+ dhe S22 Ultra. Nga dizajni ikonik te performanca e përmirësuar e kamerave, kjo seri vendos një standard të ri për smartphone-t.

Lehtësoni punën tuaj edhe kur jeni në lëvizje

Stili i përshpejtuar i jetesës ka rezultuar në nevojën për të kthyer përgjigje shpejt, për të reaguar menjëherë dhe për të zgjidhur probleme. Nga puna në shtëpi, seria Galaxy S22 është krijuar për t'ju mbështetur edhe në ditët më të ngarkuara me procesorin më të fundit 4nm. Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës dhe karikim të shpejtë 25W. E për ata që duan më shumë, S22+ dhe S22 Ultra ofrojnë teknologjinë e karikimit të shpejtë 45W në mënyrë që mos t'ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.

Smartphone më i fuqishëm në serinë Samsung Galaxy S22 - Galaxy S22 Ultra – përmban gjithashtu Wi-Fi 6E që ju mundëson të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të preferuara, pavarësisht nëse jeni duke luajtur ose duke punuar.

Mbani shënime në smartphone-n tuaj në çdo moment

Blloqet mund t'i përkasin të shkuarës, por është padyshim mirë të kesh diçka me vete që të mund të shkruash një ide që të vjen në mendje ndërsa je në trafik ose të modifikosh një listë të detyrave të përditshme. Galaxy S22 Ultra është pajisja e parë në serinë S që vjen me një SPen të integruar, një nga aksesorët më të preferuar të series Note. SPen i ri ka 70% më pak vonesë për një ndjenjë edhe më realiste të shkrimit dhe vizatimit në ekranin e madh 6,8 inç Dynamic AMOLED 2X.

Gjithashtu, S Pen është i certifikuar IP68 për rezistencë ndaj ujit dhe pluhurit.

Shijojeni kohën e lirë

Pjesa më e mirë e ditës është kur i kemi përfunduar me sukses të gjitha detyrimet dhe kur më në fund mund të pushojmë dhe shijojmë kohën tonë të lirë. Me përmasat që kanë marë rrjetet sociale një nga aktivitetet e preferuara është krijimi i fotove ose videove. Pavarësisht nëse jeni një fotograf amator apo profesionist, seria Galaxy S22 ju jep të gjitha mjetet që ju nevojiten për të bërë një fotografi të bukur çdo herë.

Me veçoritë Nightography dhe Adaptive Pixel me teknologjinë e përmirësuar të inteligjencës artificiale të mundësuar nga NPU-ja e re, kamera e serisë Galaxy S22 është projektuar për të lejuar më shumë dritë, për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë. Opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona, duke zbuluar dhe gjurmuar deri në 10 persona. Ndërkohë, S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Pastaj, lenteja e dyfishtë e palosur dhe super rezolucioni i përmirësuar me inteligjencë artificiale vazhdojnë veprimin derisa të jesh 100x më pranë aksionit, pa bërë asnjë hap. Gjithashtu, portretet dhe autoportretet do të duken më mirë se kurrë falë një algoritmi të sofistikuar të inteligjencës artificiale - AI Stereo Depth Map.

Tani kjo seri është e disponueshme dhe në Shqipëri. Për më shumë informacion, vizitoni: https://www.samsung.com/al/.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor