Të dhëna paradoksale, qarku me papunësinë më të lartë, përdor më shumë telefona ‘smart’! Në krye të listës Lezha, Durrësi e Kukësi, të fundit Berati dhe Elbasani

Të dhëna paradoksale, qarku me papunësinë më të lartë, përdor më shumë telefona ‘smart’! Në krye të listës Lezha, Durrësi e Kukësi, të fundit Berati dhe Elbasani

Qarqet dhe bashkitë e vendit shfaqen me tregues ekonomik paradoksal në të dhënat zyrtare. Për shembull qarku i Lezhës u rendit me papunësinë me të lartë në vend më 2020, por në të njëjtin vit Lezha kishte përqindjen më të lartë të familjeve që zotëronin pajisje shume funksionale përfshirë edhe numrin e iPad dhe telefonave të zgjuar (smartphone).

Sipas INSTAT më shumë se 80 për qind e familjeve në Lezhë zotëronin pajisje shumë funksionale (tablet, telefona të zgjuar dhe iPad) më 2020 në një nivel 20% më të lartë se mesatarja kombëtare. Pandemia Covid-19 nxiti shitje jo të zakonta shumëfunksionale. Izolimi në shtëpi dhe kufizimet në lëvizje rriten interesin për komunikim në distancë nëpërmjet tablateve dhe pajisjeve smart.

Më shumë se 60% e familjeve shqiptare zotërojnë pajisje me shumë funksione komunikimi, tregues i cili ka pësuar rritje prej rreth 2,9 pikë përqindje në vitin 2020 krahasuar me vitin 2019. Rritja më e lartë e përqindjes së zotërimit të pajisjeve me shumë funksione, është regjistruar në qarkun Kukës, me 20,8 pikë përqindje.

Durrësi ishte qarku i dytë në vend për blerjen e pajisjeve smart, me një rritje 17% të familjeve më 2020.

Lezha, Durrësi dhe Kukësi janë tre qarqet e para me numrin më të lartë të familjeve që zotërojnë pajisje IPAD dhe telefona të zgjuar.

Në anën tjetër të Berati dhe Elbasani kanë numrin më të ulët të familjeve që zotërojë pajisje smart me 39.9 dhe 53.4% secila.

Gjatë vitit pandemik, tre qarqe, Tirana, Vlora dhe Korça shënuan rënie të familjeve që zotëronin pajisje smart. Psh në Korçë gjatë vitit 2020 mbi 53% e familjeve zotëronin pajisje smart, ndërsa në vitin 2019 ishin 61.4 për qind e familjeve që i zotëronin ato.

Vlora shënoi rënien më të madhe të familjeve që zotëronin IPAD dhe telefona të zgjuar. Gjatë vitit pandemik 67.3% e familjeve në Vlorë zotëronin pajisje kundrejt 74.9 % në vitin 2019.

Pajisjet kompjuterike dhe telefonat smart pësuan rritje jo të zakontë të shitjeve gjatë pandemisë. Mësimi në distancë nxiti blerjen e këtyre pajisjeve sidomos nga stafet shkollore dhe nxënësit. Tabletat dhe IPAD u blenë si mjete kryesore të punës dhe mësimit gjatë pandemisë Covid-19./Monitor

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lalo: 04/01/2022 10:36

    Punon vllai n Londer,kamarier, e na sjell leke e telefon e ne rrijme i mbajm me muhabet me telefona n dor gjithe diten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin