Deri më tani janë bërë disa operacione shpëtimi, por pa mundur ende ta nxjerrin anijen italiane.
Anija e flotës detare shqiptare "Oriku", e cila mori përsipër operacionin për nxjerrjen e motovedetës në orën 17:15 ndërpreu për sot operacionin e nxjerrjes, pasi nuk mundi të afrohej më pranë brigjeve për shkak të dallgëve. Operacioni pritet të rinisë nesër.
ORA - 17:30 - DALIN DY OFICERËT ITALIANË
Kanëpranuar të dalin nga motovedeta dy oficerët italianë, teksa ka dështuar për sot operacioni i nxjerrjes së motovedetës nga cektina shqiptare për shkak të motit të keq.
ORA 17:15 - NDËPRITET OPERACIONI PËR NXJERRJEN E MOTOVEDETETËS
Ndërpritet operacioni për nxjerrjen e motovedetës së Guardia di Finanzia e bllokuar sot në mëngjes në gjirin e Semanit në Fier. Anija ‘Oriku’ që mori përsipër operacionin për nxjerrjen e saj nuk mundi të afrohej pranë brigjeve ku ndodhej motovedeta për shkak të dallgëve. Shkak i ndërprerjes së operacionit është bërë moti i keq. Ndërkohë, oficerët italianë po qëndrojnë ende brenda motovedetës. Nesër pritet një vendim për nxjerrjen nga deti ose toka të saj.
ORA 11: 35 NE DREJTIM TE MOTOVEDES EDHE ANIJA ORIKU
Rreth orës 11:10 minuta për të nxjerrë motovedetën nga cektina, prej portit të Pashalimanit në Vlorë është nisur anija e flotës detare shqiptare, “Oriku”. Në anijen shqiptare “Oriku”, ndodhen marinarë shqiptarë dhe italianë.
Operacioni është duke u drejtuar nga drejtuesit e flotës detare shqiptare.
Motovedeta ka ngecur në një cektinë me baltë dhe nuk lëviz dot. Marinarët shqiptarë dhe italianë janë duke koordinuar punën për nxjerrjen e motovededës.
Anija shqiptare mësohet se, ka mbërritur në vendin ku është bllokuar motovedeta, por edhe ajo nuk ka ndërhyrë dot. Sipas shqiptarëve edhe anija "Oriku", ka mundësi të bllokohet nga balta nëse shkon pranë anije italiane.
Motovedeta ndodhet 300 metra larg bregut dhe mësohet se, dy marinarët italianë nuk ndodhen në rrezik.
ORA 10:07 NIS OPERACIONI PER NXJERREN E MOTOVEDES ITALIANE
Siç bëhet e ditur nga Policia Kufitare e Vlorës, që ka nisur operacionin për nxjerrjen e saj nga cektinat e Semanit, në mjetin lundrues të ardhur nga Italia, janë edhe dy efektivë të Guardia di Financës.
Për nxjerrjen e tyre ka nisur një aksion që në orët e para të mëngjesit por ende nuk është bërë e mundur që ajo të nisë lundrimin. Në ndihmë kanë shkuar anije shqiptare dhe italiane por ende nuk është nxjerrë nga vendi ku ka mbetur.
Gjatë ditës së djeshme kanë shkuar në ndihmë dy peshkarexha shqiptare, por nuk e kanë nxjerrë dot.
Mësohet se, nëse nuk do të nxirret shpejt nga cektina, ka rrezik që motovedeta mund të mbytet.
(Në foto: Motovedeta italiane që ka ngecur në cektinën e Semanit në Fier)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)