Konventa, Meta: LSI e hapur 
e transparente, nuk jemi imunë

Konventa, Meta: LSI e hapur <br />e transparente, nuk jemi imunë
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, u shpreh nga Konventa e kësaj force politike se LSI do të jetë parti më e hapur, transparente dhe gjithëpërfshirëse. Meta tha se LSI nuk është imune ndaj fenomeneve negative në shoqëri dhe për këtë shkak duhet më shumë transparencë.

"LSI të jetë parti më e hapur, më transparente, e përfshirëse. Të jemi parti që nuk kujdeset vetëm për anëtarët e saj. LSI të jetë parti që kujdeset për çdo qytetar. Ne nuk ankohemi asnjëherë ndaj mediave. Të rinjtë të bashkohen për një Shqipëri që ecën drejt BE”, u shpreh Meta.
  
Kreu i LSI-së Ilir Meta tha se do pritet edhe vota e delegatit të fundit në Konventë, ndërsa rezultatet do shpallen në prani të mediave. “Presim për rezultatin, demokracia ka kostot e veta. Do të presim derisa të votojë edhe delegati i fundit e më pas do të shpallim rezultatin në prani të mediave. Vlerësim për kulturën dhe debatet. Ju ftoj të punojmë për një Shqipëri më evropiane. Kjo Konventë kontribuoi për një LSI më cilësore. Të rrisim më tej cilësinë e sistemit arsimor. Konventa, solli rritje të kolegjialitetit të LSI-së", theksoi kreu i LSI.

Meta shprehu falenderime të veçanta për kryetarin e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasli dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Luan Rama si për organizimin e Konventës asthu edhe për konsensusin historik që çoi në miratimin e reformës në drejtësi.

"Një falenderim të veçantë e kam për Luan Ramën, për punën që është bërë për iorganizmin e kësaj konvente dhe të gjithë stafin mbështetës për organizimin e saj si në qendër ashtue dhe në rrethe. Një falenderim dhe për Petrit Vasilin dhe për grupin parlamentar, pasi kanë mbajtur gjithnjë qëndrime jashtëzakonisht konstruktive, pozitive, kurajoze. E falenderoj Petritin për rolin e tij veçantë dhe shpesh herë të padukshëm edhe për suksesin e konsensusin e reformës në drejtësi, si anëtar i komisionit të posaçëm parlamentar të kësaj reforme", theksoi Meta. 

Konventa e LSI pritet të zgjedhë në ditën e dytë të punimeve të saj, strukturat e reja drejtuese si Sekretarin e Përgjithshëm, dy nënkryetarët dhe zv/kryetarin. 

[gallery]20010[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai