Konvertimi i borxhit, Gaiani: Projekt
për strehim e fëmijëve në vështirësi

Konvertimi i borxhit, Gaiani: Projekt<br />për strehim e fëmijëve në vështirësi
SHKODER- Shqipëria dhe Italia kanë nisur zbatimin e programit të konvertimit të borxhit, i cili konsiston në implementimin e projektit “Shtëpi – familje e re për të strehuar fëmijët në vështirësi pranë qendrës së fëmijëve Shkodër, një përvojë e mirë për decentralizimin e shërbimeve shoqërore dhe për eksperimentimin e modeleve alternative drejt deinstitucionalizimit”. Për të parë nga afër këtë nismë, ishte në Shkodër ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, i shoqëruar nga zv/ministrja e Mirëqenies Sociale Bardhylka Kospiri.
 
“Ky është një projekt pilot që është financuar nga programi IADSA,vetëm për 2 vite, dhe është e rëndësishme që më pas të ndërhyjë edhe Ministria e Mirëqenies Sociale. Kemi folur edhe me ministrin dhe jemi të sigurtë që kjo fazë e parë do të ndiqet nga një impenjim i tyre që do të zgjasë ndër vite. Doja të thoja se kjo është ndër projektet që më së miri realizon objektivat komplekse të programit tonë, që duhet të ndihmojë të ndërhyjë tek njerëzit që kanë më pak avantazhe dhe t’i favorizojë ata”, tha ambasadori i Italisë në Tiranë, Massimo Gaiani.
 
Ndërkohë zv. Ministrja e Mirëqenies Sociale, Bardhylka Kospiri ka evidentuar rëndësinë e këtij projekti.
 
Në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies dhe 2 rajoneve italiane, Liguria dhe Emilia Romagna programi i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Italo-Shqiptar ka financuar vetëm në 2013-n një kontribut, grant, prej 69 milionë lekë për zbatimin e kësaj nisme.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena

Scholz: Siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk mund të merren si të mirëqena