Piro Ahmetaj, koordinator për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në PD, ka rrëzuar pretendimet se SHBA i ka hequr “non grata”-n Sali Berishës.

Në një koment për Vox News, ai thotë se maksimumi Berishës mund t’i japin ndonjë vizë 10 ditore, sa të shkojë të bëjë ndonjë foto në SHBA.

“Një leximin i ftohtë rreth të kësaj dalldie të radhës:

"Nuk është hequr dhe nuk hiqet kurrrësesi as me kakofoni folklorike as me lobingje te majme Non Grata për korrupsion familjarisht, minim të demokracisë si dhe të refomës në drejtësi" !

Gjithësesi bazuar në referencën e amendamentit përkatës, mund të jepet një vizë 10 ditore për foto në DC si dhe inspiruar ushtrinë/veglat e muleshëve, gazeshave, rabsod Gjekmarkaj, etj sylesh që kanë pushtuar/privatizuar dhe përdhunuar të djathtën.

Kaq eshte e gjitha, dhe do e këshilloja veçanërisht të rinjtë mos të përfshiheni në këtë supermashtrim turpërues të radhës”, shkruan ai në koment.