Zamir Hasa me origjinë nga Elbasani që është bërë për një periudhë kohe pronar i ish-hotel Vollgës dhe që aktualisht pretendon pronësinë mbi të, ka emigruar në Greqi si emigrant ekonomik dhe ka filluar punë në banesën e shtetases Alie Fortuzi, e cila rezulton të jetë gruaja e Omar Fortuzit.

Ky i fundit gjatë regjimit “Zog” ka qënë funksionar i lartë i administratës, njëherësh dhe një nga personat më të pasur të asaj peridhe në Shqipëri.