Kopshtet britanike të ofrojnë pamje çlodhëse për të gjithë turistët që i vizitojnë, relax dhe qetësi, por pas tyre fshihet punë e lodhshme dhe shumë përkushtim.
Kopshtarët tregojnë pasionin e tyre për lulet dhe se si me profesionalizëm ndryshojnë çdo ambient duke e tejmbushur me lule shumëngjyrëshe.
Të rinjtë britanikë tregojnë se si kanë hequr dorë nga jeta që bëjnë moshatarët e tyre, ato tashmë kujdesen për kopshtet me lule. Larg telefonave celularë por lidhja e fortë e tyre me natyrën.
Kopshtarët e rinj i kanë hedhur fotografitë e punës së tyre të arrirë nëpër rrjetet sociale duke tërhequr edhe m shumë fluksin dhe vëmendjen e turistëve të ndryshëm.
Kujdesi për lulet është ajo që i lidh me natyrën dhe dashurinë e madhe ndaj saj shprehen kopshtarët.