Kopshtet publike fluks kërkesash
regjistrimet nisin me datë 2 shtato

Kopshtet publike fluks kërkesash<br />regjistrimet nisin me datë 2 shtato
TIRANE - Shkollat e arsimit parauniversitar dhe kryesisht për kopshtet publike, vitet e fundit ka një fluks në rritje për regjistrim. Kjo procedurë do të nisë për të gjithë të interesuarit do të nisë me datë 2 shtator. Këtë vit Drejtoria Arsimore e Tiranës ka marrë masat përkatëse që të mos përballet me fluksin e qytetarëve të cilët në vitet e kaluara rrinin për orë të tëra në radhë të gjata për të rregjistruar fëmijët e tyre në institucionet publike.

Ashtu sikurse për gjimnazet, regjistrimi bëhet njësoj edhe në kopshtet publike. Kështu nuk do të lejohet që të merren parasysh preferencat e prindërve për të regjistruar fëmijët e tyre atje ku dëshirojnë apo në kopshtin më të afërt. Por, regjistrimet janë kryer sipas zonave ku fëmijët banojnë. "Rregjistrimet në arsimin parauniversitar bëhen bazuar në dispozitat normative, dy javë para fillimit të vitit shkollor.

Shkollat në qytetin e Tiranës nuk kanë nevojë që të vijnë pranë Drejtorisë Arsimore pasi e dinë vendin se ku do të rregjistrohen, me përjashtim të shkollave private, të nxënësve që vijnë nga rrethet dhe nga jashtë, të cilët do të administrohen nga përgjegjësja e sektorit të Kurrikulës dhe Cilësisë. Ajo bën shpërndarjen sipas ngarkesës së shkollave në qytetin e Tiranës"- thotë Kalosh Ferati, drejtor ekonomik në DAR-Tiranë.

Nga ana tjetër specialistët thonë se janë marë masa edhe për nxënësit e shkollave që janë në rikonstruksion. Është  bërë një plan shpërndarje për ta, në shkollat më të afërta në zonën ku fëmijët banojnë. "Deri më tani të gjitha objektet që janë në rikonstruksion, janë marrë masat dhe janë sistemuar në ambiente të tjera, që në përfundim të vitit të kaluar.

Përshembull shkolla "Ahmet Gashi" është sistemuar pranë shkollës "28 Nëntori""- thotë Ferati. Një vit më parë kopshtet publike ka qenë të mbipopulluara nga fëmijët, të cilët shkojnë të regjitrohen së bashku me prindërit e tyre. Plot 2700 fëmijë janë regjistruar në kopshtet shtetërore, shifër kjo e arritur pa përfunduar akoma regjistrimet.

SHKOLLAT

Nga 72 shkolla në Tiranë, bashkia ka ndërhyrë në 68 prej tyre për rikstruksion apo ndërtim nga e para. Ky është viti i parë që asnjë shkollë fillore, 9-vjeçare apo e mesme do të qëndrojë e mbyllur për shkak të mungesës së kushteve higjeno-santitare apo infrastrukturës të dobët. Shkollat të cilat janë në fazë punimesh dhe ende nuk janë gati të hapin dyert në shtator janë: “Ibrahim Brahja” dhe “Niket Dardani”, duke zgjidhur edhe mësimdhënien në ambiente të tjera afër shkollës.

Alfon Muça, drejtori i Ndërmarjes Nr.3 në Bashkinë e Tiranës tha se punimet gjate këtij viti pritet në nisin në shkollën “Hasan Tahsini”, “Qemal Stafa” dhe “Hasan Vogli”. Muça thotë se punimet po ecin me ritme të shpejta dhe inspektimet bëhen vazhdimisht për të parë cilësinë e punimeve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja (print) 20.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban

Ministrat e jashtëm të BE-së zhvendosin takimin në Bruksel në shenjë pakënaqësie ndaj kryeministrit Orban