Korça kujton me dashuri Prodanin:
"Ju thashë që ishte shaka"

Korça kujton me dashuri Prodanin:<br />"Ju thashë që ishte shaka"
KORÇE - “Ju thashë që ishte shaka” - Kjo është premiera që do të vihet në skenë këtë fundjavë në teatrin”Andon Zako Cajupi” të Korçës, në përkujtim dhe nderim të aktorit të mirënjohur Aleko Prodani si dhe Ditës Botërore kushtuar teatrit.

Me regji të Guri Koços, skenografi të Beqo Nanajt dhe koreografi të Bardhi Pojanit, premiera sjell së bashku, pjesë të ndryshme teatrale të interpretuara me mjeshtëri nga aktori Prodani, por që tani do të luhen nga kolegët e tij. Probleme të mprehta sociale vinë për artdashësit korçarë nën prizmin e humorit.

Premiera ”Ju thashë se ishte shaka” ka mbledhur së bashku, jo vetëm trupën e aktorëve korçarë, por dhe aktorë të tjerë të humorit, si Sefulla Myftarin dhe Muharrem Hoxhën.

Mes aktorëve të mirënjohur, spikat dhe djali i Aleko Prodanit, Albano Prodani, i cili mes lotëve shprehet se ky është një nderim i madh që i bëhet babait të tij, ku pjesë që ai i ka interpretuar, i risillen edhe njëherë publikut  me po aq mjeshtëri.

“Ju thashë që ishte shaka”,shfaqet për publikun prej datës 29 mars deri në 31 mars.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë