KORÇE- Prej disa muajsh unaza e qytetit të Korçës, bulevardet kryesore, lulishtet si dhe rrugicat që të çojnë në lagje të ndryshme të qytetit janë lënë në errësirë të plotë.

Mësohet se shkak për këtë situatë problematike është bërë vjedhja në mënyrë të përsëritur e kabllove elektrik.

Sipas kryetarit të bashkisë, Niko Peleshi problematike mbeten zonat periferike, ndërkohë që dëmi i shkaktuar si pasojë e vjedhjeve arrin në miliona lekë.

Nuk dihet edhe për sa kohë do të vazhdojë kjo situatë, ndërkohë që deri në marrjen e masave qytetarët do të vijojnë të përballen kudo me errësirën, e cila jo në pak raste ka provokuar dhe aksidente me pasojë jetën.

Vjedhja e kabllove elektrik edhe pse në mënyrë të përsëritur nuk ka vënë asnjë para ligjit. Vetëm disa muaj më parë u vodh kabulli në aksin rrugor që të çon në pikën turistike të Moravës.

(eç/shqiptarja.com)