KORÇË - Pronarët e 18 banesave të cilat preken nga projekti i rikonstruksionit i rrugës dytësore në lagjen “Gjon Buzuku” të qytetit të Korcës janë ngritur për të disatën herë në protestë duke kundërshtuar çmimin e shpronësimit të banesave të tyre.

Ata thonë se do t’i mbrojnë me jetë banesat ku jetojnë prej vitesh ndërsa shtojnë se kompesimi nga bashkia është i pajustifikuar duke I lënë ata në mes të rrugës pa asnjë të drejtë.

Banorët të indinjuar nga çmimi i vendosur nga kjo bashki theksojnë se protesta e tyre do të vijojë deri në zgjidhjen e këtij problemi pasi në të kundërt nuk do dalin nga banesat.
 
Redaksia online
(a.h/shqiptarja.com)