Korçë, 300 fëmijë të komunitetit
romë, nisin shkollën pa libra

Korçë, 300 fëmijë të komunitetit<br />romë, nisin shkollën pa libra
KORCE - Rreth 300 nxënës, kryesisht të komunitetit rom, të shkollës 9 vjeçare ”Naim Frashëri” në qytetin e Korçës kanë nisur vitin shkollor pa tekste shkollore. Nxënësit e kësaj shkolle janë ulur në banka e shkollës vetëm me çantën në sup por pa libra brenda saj.
 
Sipas drejtoreshës Elsa Metko  mospajisja e nxënësve me tekste shkollore ka ardhur për shkak të vonesës së fondeve nga donator të huaj dhe nga institucionet arsimore.

 Ndërkohë, ka shtuar më tej Metko, bashkia e Korcës ka dhënë një fond prej 10 mijë lekësh për blerjen e teksteve shkollore.
 
Aktualisht ka pohuar drejtoresha Metko, stafi i kësaj shkolle po punon dhe po ndihmon nxënësit të pajisen me tekstet e vjetra për aq kohë sa të pajisen të gjithë me tekstet e reja.
 
Në shkollën 9-vjeçare  “Naim Frashëri” këtë vit shkollor janë ulur në banka 300 nxënës kryesisht të komunitetit rom .
 
Në fund  drejtoresha Metko, ka shtuar se  do të ndihmojnë nxënësit duke u  pajisjur me tekste të vjetra në mënyrë që ata të mos humbasin asnjë ditë pa mësim dhe ka mohuar se do të bojkotojë mesimin, informon gazetarja e Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com  Lediona Xheladinaj.

shkolla korce
(Në foto: Fëmijët romë në shkollën 9-vjeçare "Naim Frashëri" në Korçë pa libra)

Redaksia online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)