KORÇE - Rreth 300 fëmijë të komunitetit rom në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” në qytetin e Korçës vijojnë të zhvillojnë mësimin pa tekste shkollore.
Kanë kaluar dy javë nga fillimi i vitit shkollor dhe ende nuk është marrë asnjë masë për pajisjen e tyre me tekste.
Të pamundur për të blerë librat për fëmijët e tyre për shkak të kushteve të vështira ekonomike, prindërit apelojnë për ndihmë që fëmijët të pajisen sa më shpejt me tekste si gjithë bashkëmoshatarët e tyre.
Edhe vetë fëmijët shprehen se shumë libra iu mungojnë, ndërsa një pjesë të tyre i kanë gjetur të përdorur nga shokët apo të afërmit e tyre.
Ata kërkojnë që të pajisen me libra sa më shpejt të jetë e mundur pasi iu duhet të marrin çdo ditë shënime me shkrim.
Nga ana tjetër duket se shumë shpejt do të ndizet edhe drita jeshile për këta fëmijë, siç pohon edhe përgjegjësi i Kurrikulës dhe Cilësisë pranë Drejtorisë Arsimore Korçë, Nikolin Gërmenji.
Ai tha se ka ardhur një udhëzim nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe po përgatiten dokumentat e nevojshme për tërheqjen e librave nga ministria tek distributorët dhe më pas do të bëhet shpërndarja e tyre falas tek femijët romë.
Në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” këtë vit shkollor janë ulur në banka 300 nxënës të komunitetit rom.
Gjithamonë kjo shkollë ka patur probleme përsa i përket pajisjes së fëmijëve me tekste shkollore, që fillimisht i blejnë vetë dhe më pas iu subvencionohen nga Ministria e Arsimit.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com