KORCE- Shqipëria duhet të marrë masa për zgjidhjen e çështjes së komunitetit rom dhe egjiptian, masa këto të cilat janë shumë të nevojshme që Shqipëria të bëhet pjesë e Bashkimit Europian ku aspiron të futet. Kjo ka qenë ajo çfarë ka deklaruar ambasadori i ri gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, nga qytetit i Korçës, ku është takuar me kryetarin e Bashkisë, Niko Peleshi.
Ai ka shtuar se, edhe pse ka pak ditë që është në Tiranë, është duke e ndjekur me shumë vemendje këtë çështje për të cilën sipas tij Shqipëria duhet të tregohet mjaft e matur jo vetëm për çështjen e romëve.
Por sipas ambasadorit Hoffmann çështja e komunitetit Rom dhe egjiptian nuk është e vetmja për të cilën Shqipëria duhet të përmbushë detyrimet e saj, ai ka thënë se Shqipëria ka si detyrë të përmbushë të gjitha çështjet të cilat i janë vendosur si kusht nga BE.
Këto deklarata, ambasadori gjerman i ka bërë nga qytetit i Korçës ku ka qenë i pranishëm për të marrë pjesë në festën e përvitshme të birrës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com