Korçë, arrestohet 43-vjeçarja me 4 doza heroinë

Korçë, arrestohet 43-vjeçarja me 4 doza heroinë
Një 43-vjeçare nga Korça është arrestuar në flagrancë, pasi u kap me 4 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë. Sipas policisë së Korçës mësohet se në pranga është vënë Diana Rizvani, banuese në Korçë.
 
Policia thotë se ajo u arrestua pasi gjatë kontrollit në banesën e saj në kuadër të operacionit “banesa 2”, në lagjen nr 8, ,  rruga “Xhafer Cenko Lubonja” në qytetin e Korçës, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Heroinë, ku tre doza ishin të përgatitura për t`u shitur, ndërsa doza tjetër (brenda në qese) kishte  një sasi më të madhe  dhe ishte ende e pandarë, në doza për shitje.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Çfarë dihet për vdekjen e aktorit Matthew Perry dhe hetimet për këtë çështje

Çfarë dihet për vdekjen e aktorit Matthew Perry dhe hetimet për këtë çështje