Korçë, arrestohet 58- vjeçari
ishte i dënuar me 2 vite burg

Korçë, arrestohet 58- vjeçari<br />ishte i dënuar me 2 vite burg
Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme Mario Rolin, 58 vjeç, i shpallur në kërkim pasi gjykata e kishte dënuar me 2 vite burg për veprën penale “Mashtrim”.

Arrestimi i 58- vjeçarit është bërë në pikën kufitare të Goricës, pasi ka tentuar të largohet nga Shqipëria.

Njoftimi i policisë:
Ndalohet një shtetas në kërkim i dënuar me 2 vite burg për veprën penale: “Mashtrimi”.

Shërbimet e Policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim :

Mario Roli, 58 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me vendim penal nr 169 datë 27.10.2015 (lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Tiranë më datë 21.04.2017) e ka dënuar këtë shtetas me dy vite burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal.

Veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me këtë rast, do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale