Mbi bazën e informacioneve të mbledhura në rrugë operative nga ana e Specialistëve për Narkotikët, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, ky shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike të forta.
Gjatë kontrollit fizik të këtij shtetasi dhe banesës së tij, të ushtruar nga policia në Vshtëmi, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 34 doza me lëndë narkotike të dëshiruar heroinë me peshë 7.8 gr, 306 gr lëndë e dyshuar si metadom, disa shiringa dhe age, 3.000 lekë të reja dhe dy aparate celularë.
Ndërkohë po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes në Prokurorinë e Korçës.
Redaksia online
(a.t/shqiptarja.com)