KORÇE- Policia e Korçës ka arrestuar ditën e sotme Edison Kordollin, 35 vjeç i cili vrau para pak ditësh me armë zjarri 58-vjeçarin Et’hem Hëna në fshatin Vloçisht.
Policia ka pohuar se përgjigjet e analizave të kryera nga ekspertiza kanë vërtetuar se Kordolli është autori i vrasjes.
Sipas policisë viktima punonte si roje lokali në pronësi të djalit të tij. Viktima dhe i arrestuari kanë qenë komshinj me njëri-tjetrin.
Aktualisht Kordolli ndodhet në ambientet e policisë së Korcës duke u marrë në pyetje nga efektivët e policisë.
VRASJA E 58-VJEÇARIT
Et’hem Hëna u vra me armë zjarri më 27 tetor në fshatin Vloçisht të Korçës. Policia e qytetit juglindor u njoftuar mëngjesin e 27 tetorit për plagosjen e Et’hem Hënës i cili më pas ndërroi jetë në sptial.
Lokali ishte dhe një pikë lotarie dhe një pistë hetimi është se vrasja mund të ketë lidhje pikërisht me këtë aktivitet.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com