Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj , ka deklaruar nga Korça se së shpejti në parlament do të miratohet ligji për kujdesin paliativ brenda së cilit është krijuar hapësira që ky shërbim të mund të ofrohet në bashkëpunim edhe me institucionet jopublike për një shërbim model për qytetarët.
Teksa është ndalur për një vizitë në qendrën e kujdesit paliativ "Meri Poter " në Korçë, ministri Beqaj ka vlerësuar shërbimin e ofruar në këtë qendër e cila sipas tij u vjen në ndihmë qytetarëve.
Ndërsa ka pohuar se në një fazë të dytë edhe qendrat shëndetësore jopublike të cilat ofrojnë këto shërbime do të mbështeten nga qeveria
Ministri Beqaj e ka zhvilluar këtë vizitë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit në luftën kundër kancerit të gjirit .
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO