Gjatë një takimi me fermerët e fshatit Dvoran në komunën Mollaj, e njohur për prodhim të bollshëm në pemëtari, Bode ka deklaruar se kjo politikë synon t’i ndihmojë fermerët t’i blejnë këto makineri dhe objekte bazë të prodhimit bujqësor dhe blegtoral me një çmim 20 përqind më të ulët.
Nëpërmjet heqjes së TVSH-së për makineritë bujqësore dhe blegtorale, apo plehrat kimike, fermerët, kanë nënvizuar më tej dy ministrat, -përfitojnë mbi 15 milionë euro, duke i dhënë kështu një zhvillim të qëndrueshëm prodhimeve bujqësore si dhe duke rritur eksportet.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)