Korçë, çelet ekspozita me fotografi
mbi Shqipërinë Komuniste në 1975

Korçë, çelet ekspozita me fotografi<br />mbi Shqipërinë Komuniste në 1975
Në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit në qytetin e Korçës është promovuar ekspozita fotografike mbi Shqipërinë komuniste në vitet 1975 e parë kjo nga këndvështrimi i fotografit francez Zhak Gajard. Kanë qenë rreth 45 fotografi të ekspozuara për herë të parë në Shqipëri në të cilat paraqitet jeta e shqiptarëve nën regjimin diktatorial në disa qytete të ndryshme si Korça, Durrësi, Fieri, etj. 

Në fotot e fotografuara nga francezi Gajard janë fiksuar sekuenca nga jeta e përditshme e shqiptarëve me të mirat dhe të këqijat e saj duke u përpjekur në këtë mënyrë për të shmangur ideologjinë e kohës.

Ekspozita do të vijojë të qëndrojë e hapur për dy ditë rresht ndërsa prej ditës së parë interesi I turistëve kryesisht të huaj ka qenë mjaft i lartë.


Redaksia Online
(F.I/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut

Barcelona arrin marrëveshjen me Olmon, i bën ofertën e tretë Leipzigut