Korçë, ÇEZ-i nuk riparoi kabllot, i
digjet baza ushqimore 2 familjeve

Korçë, ÇEZ-i nuk riparoi kabllot, i<br />digjet baza ushqimore 2 familjeve
KORÇE - Refuzimi për të zëvendësuar kabllot e shtyllës çoi deri në djegien e bazës ushqimore për kafshët duke i shkaktuar një dëm prej 400 mijë lekësh, dy familjeve në fshatin Bulgarec të Korçës.

Ngjarja e rëndë u shënua dy ditë më parë në komunën e Bulgarecit, një ngjarje në fakt e paralajmëruar nga vetë banorët e fshatit.

Një zjarr i fuqishëm ra pranë depos ushqimore pranë banesës ku ata jetonin ku si pasojë iu është djegur e gjithë rezerva ushqimore që ata kishin grumbulluar gjatë verës me qëllim përballimin e dimrit.

Por tashmë ai stërmundim u shkoi dëm për vetë faktin se ato u dogjën totalisht nga zjarri i shkaktuar nga një shtyllë elektrike që ndodhej shumë pranë depos.

Vetë familjarët pohojnë se në mënyrë të vazhdueshme u kishin kërkuar punëtorëve të ÇEZ Shpërndarjes për të zëvndësuar kabllot e shtyllës që qëndronin varur, por diçka e tillë nuk ndodhi, pavarësisht se ata kishin deklaruar se u rrezikoheshin rezervat ushqimore të bagëtive, gjë e cila tashmë ka ndodhur.
 
Një tjetër banor, njëkohësisht edhe pronar i depos, tregon se përveç rezervave ushqimore, u rrezikuan edhe shtëpitë e tyre, por fatmirësisht kjo gjë nuk ndodhi, ndërsa tregon se dy punonjës të ÇEZ-it  kanë kërkuar para në mënyrë që të zëvendësonin shtyllën.
 
Nga ana tjetër, i kontaktuar me telefon drejtori i ÇEZ Shpërndarjes për Korçën, Pëllumb Beqiri, sapo mësoi për ngjarjen, ka shkuar menjëherë në vend. Beqiri i ka garantuar banorët se nëse ajo që ata thonë është e vertetë, ateherë dy punonjësit e kësaj kompanie  do të penalizohen duke u pushuar nga puna.

Ndërsa ende nuk  dihet se çfarë do të ndodhë me dëmin e shkaktuar nëse ÇEZ do t'i dëmshperblejë familjet apo jo.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin

Euro 2024/ Portugalia i falet Diogo Costas pas 120 minutave dhe penalltive, mposht Slloveninë dhe gjen Francën në çerekfinale! Ronaldo gabon 11 metërshin