KORÇË - Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli i shoqëruar nga prefekti i Korçës dhe nënkryetari i bashkisë Sotiraq Filo, ka prezantuar projektin “Sport Planet” i cili do të ndërtohet në qytetin e Korçës.
Shumë shpejt ky projekt do të marrë jetë dhe do të ketë në përmbajtje të tij fusha futbolli, pishina, fushë qitjeje dhe disa ambjente të tjera për çfarëdolloj sporti. Fidel Ylli ka theksuar se pavarësisht se qeveria e kaluar e ka lënë vendin në krizë, qeveria e Ramës e ka gjetur mënyrën se si do ti sigurojë fondet për realizimin e këtij projekti.
Projekti shumësportësh “Sport Planet” është një nga projektet kryesore edhe të bashkisë së qytetit juglindor, i cili përveçse do të krijojë mundësi për sportistët korçarë por edhe të tjerë dhe do të bejë të mundur edhe zhvillimin e mëtejshëm të Korçës.
Projekti shumësportesh pritet të marrë jetë vitin e ardhshëm dhe ndërtimi i tij do të realizohet nëpërmjet një kredie që shteti shqiptar do të sigurojë por edhe nga rritja e të ardhurave që do të derdhin llotaritë sportive në arkën e shtetit, ka deklaruar deputeti socialist, Fidel Ylli.
Redaksia online
(lx/ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com