TIRANE- Do të mbërrijë sot në Muzeun e Artit Mesjetar të Korçës një ikonë e Voskopojës, e cila i dhurohet shtetit shqiptar nga Brigitte Rusanov, qytetare me kombësi franceze. Zonja Brigitte Rusanov do t’i dhurojë shtetit shqiptar ikonën e marrë nga ungji i saj Kolonel Andre Ordioni në një kishë të shkatërruar të Voskopojës. Imazhi i treguar në këtë ikonë, 23x27cm, supozohet se përfaqëson evazionin e Shën Pietrit, i treguar në kapitullin 12-të Aktet e Apostujve, “Tani e kuptoj që nuk është asgjë, Zoti ka dërguar engjëllin e tij, më shpëtoi nga pushteti i Herodit”.
Ceremonia e dorëzimit te ikonës së do të zhvillohet sot me pjesëmarrjen e zv.ministrit të Kulturës, Zef Çuni, ambasadorit francez në Shqipëri, Bernard Fitouss dhe përfaqësues të komunës së Voskopojës. Historinë e ikonës, koloneli Ordioni ia tregon vajzës së tij Monikës në letrën e 18 janarit 1918. Kolonel Andre Ordioni e mori këtë ikonë në një kishë të shkatërruar të Voskopojës. Ajo iu kthye klerikut të këtij qytetit nga Brigitte Rusanov, mbesa e tij, e cila e kishte trashëguar.
Në letrën që koloneli i dërgon së bijës përshkruhet gjendja e Vokopojës në vitin 1918. “ … asnjë qytetar i vetëm nuk ka ngelur në këtë qytet fatkeq, i cili ngacmon kureshtjen time me gjurmët e një qytetërimi të zhdukur. Në zgjim, nxitoj të përshkoj gërmadhat e shumta të këtij qyteti, i cili ka pasur jo më pak se 100 000 banorë në kohën më të begatë të tij. Poshtë qytetit të vdekur, dalloj një manastir në gjendje të mirë, San-Podrome; kam dërguar këshilltarin tim që të vendoset atje gjatë kohës që unë e studioj edhe një herë qytetin, pa mundur të kuptoj se çka qenë ai dikur.”
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO