KORÇË – Flakët e zjarrit përfshijnë parkun Rinia të qytetit të Korçës. Mendohet se një pakujdesi nga ana e qytetarëve ka shkaktuar flakët e mëdha që shkrumbuan për rreth një orë pemët shekullore që gjenden në park si dhe disa makina policie, të vjetra.

Flakët e zjarrit, siç thonë qytetarët, dolën si fillim nga një kosh plehrash dhe më pas u përhapën me shpejtësi në park, për shkak edhe të temperaturave të larta. Flakët shkrumbuar pemët shekullore të parkut, një ndër bukuritë natyre të qytetit.

Forcat zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje shpejt, por teknologjia e tyre e vjetër nuk arriti të shpëtojë drurët dekorativë të parkut dhe as makinat e parkuara aty që i përkasin Drejtorisë së Policisë së Qarkut Korçë. Dy nga këto të fundit u dogjën nga flakët, bëri të ditur Policia e Korçës, e cila saktësoi se bëhej fjalë për mjete të vjetra që nuk ishin më në përdorim.

Zjarrfikësit arritën të vendosin situatën nën kontroll rreth një orë pas shpërthimit të flakëve të para.

(di/rd/shqiptarja.com)