KORÇË - Dy të plagosje me armë gjuetie kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Mborje të Korçës pas një konflikti për ujin e pijshëm. Inicialet e të plagosurve janë: G.P, 30 vjeç dhe J.P, 22 vjeç.

Paraprakisht mësohet se njeri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Policia e qarkut ka mbërritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e autorit të plagosjes.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)