KORÇE - Një 57-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme duke punuar në kantierin e një hidrocentrali të ri në fshatin Slabinjë të Korçës. Ai quhet Istref Leka dhe është baba i tre fëmijëve.

Aksidenti ka ndodhur duke punuar me matrapik, por ende nuk dihet qartë shkaqet e vdekjes. Leka u dërgua me shpejtësi në spital pa mundur të mbijetojë, kurse policia nisi hetimin e shkakut të vdekjes duke kërkuar që në fillim në janë zbatuar kushtet e sigurisë në punë.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)