KORÇË - Policia e Korçës ka arrestuar një shtetas dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë si të dyshuar si trafikonte të lëndëve narkotike.

Burime nga Policia e Korçës bëjnë të ditur se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Daniel  Hajro, 26 vjeç, banues në Korçë dhe janë shpallur në kërkim shtetasit me iniciale  A.M, 26 vjeç , banues  në Korçë dhe shtetasi SH.M , 26 vjeç , banues në Tiranë.

Këta tre shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen nr.6 të Korçës,  janë kapur në flagrancë në automjetin  tip  “Peugeot” me targa AA 932 LT (marrë me qera) dhe gjatë kontrollit në mjet i janë gjetur 4 doza lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Dy personat e fundit, duke përfituar nga errësira, kanë mundur të largohen dhe po punohet për kapjen e tyre. Në cilësinë e  provës materiale  janë  sekuestruar 4 doza me lëndë të dyshuar si Cannabis Sattiva me peshë të përgjithshme 2 gram, 1 automjet tip “Peugeot” me targa AA 931 LT, 2 000  lekë të reja  dhe 1 aparat telefonik celular.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)