Këshilli bashkiak i qytetit të Korcës ka miratuar me unanimitet dhënien e titullit"Qytetar Nderi"për pesë firmëtarët e deklaratës së Pavarësië së vendit.

Ky titull vlerësues i akordohet në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, Pandeli Cales,Thanas Floqit, Dhimitër Zografit, Dhimitër Mborjes, Emanoil dhe Dhimitër Beratit, ndërkohë që njëri prej tyre, firmëtari i gjashtë,Spiridon Ilo është nderuar me këtë titull më parë.
Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak u miratua gjithashtu dhe fondi për restaurimin e bustit të patriotit,Themistokli Gërmenji,i cili ngriti flamurin e Korçës autonome.
Busti i tij qëndron në një piedestal të dëmtuar tërësisht,ndërkohë që ai nuk do të mund të restaurohet për 28 nëntor,pavarësisht miratimit të fondit.Në mbledhjen e këshillit bashkiak të Korcës të zhvilluar sot paradite binte në sy lënia jashtë rendit të ditës e fondit për restaurimin e Shtëpisë së Flamurit. Nga këshilltarët kjo është argumentuar me faktin se duhet kohë për studimin e materialit.
(në foto firmëtari Thanas Floqi)
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com